Bateritë PowerSafe V Front Terminal

Specifikimet
  • Diapazoni i kapacitetit: 31Ah – 190Ah
  • Lidhje terminalesh përpara për instalim dhe mirëmbajtje të shpejtë dhe të lehtë
  • Të përshtatshme për instalim në rafte 19″, 23″ dhe ETSI
  • Kuti dhe kapak me material rezistent ndaj flakës UL94 V-0
  • Besueshmëri e lartë
  • Jetëgjatësi e madhe e provuar
Shkarkimet

Gama e baterive plumb-acid me valvul rregullatore dhe terminal përpara “PowerSafe® V Front Terminal” është projektuar veçanërisht për përdorim në aplikime që kërkojnë nivelet më të larta të sigurisë dhe besueshmërisë. Të provuara për përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare më rigoroze, bateritë PowerSafe V njihen në të gjithë botën si zgjidhja më e mirë për aplikime në telekomunikim. Fama e baterive PowerSafe V për jetëgjatësi të madhe në shërbim, së bashku me performancën e shkëlqyer të intensitetit të lartë, bëjnë që ato të jenë ideale për sistemet UPS me veti specifike dhe integritet të lartë.

Bateritë PowerSafe V kanë performancë superiore, ndërsa zënë më pak vend sesa bateritë konvencionale për energji rezervë. Një gamë modelesh kompakte, të përshtatshme për sistemet standarde me rafte (rack) 19″, 23″ dhe ETSI, u siguron përdoruesve avantazhin për të pasur një dendësi energjie më të lartë. Kontaktet elektrike të vendosura që të gjitha në pjesën e përparme bëjnë që instalimi dhe inspektimi të kryhen më shpejt dhe më lehtë.

Bateritë PowerSafe V-FT përfitojnë nga teknologjia e pllakave të holla me plumb të pastër nga EnerSys. Monoblloqet janë të dizajnuara duke përdorur teknologjinë e ri-kombinimit të gazeve që eliminon nevojën për shtimin e ujit duke kontrolluar formimin e oksigjenit dhe hidrogjenit gjatë mbushjes.
Oksigjeni i formuar tek pllakat pozitive shpërndahet tek pllakat negative përmes ndarësve me mikropore dhe me një seri reaksionesh kimike në pilë, ri-kombinohet në ujë. Cdo pilë përfshinë valvul sigurie që lejon kontrollimin e lirimit të gazit kur presioni rritet në pilë.

Na gjeni në Google Map