Bateritë PowerSafe OGi

Specifikimet
  • Teknologji e provuar dhe e besueshme e baterive plumb-acid, me elektrodë pllakë të zhytur në elektrolit.
  • E shkëlqyer për aplikime me shkarkime të shpejta.
  • Kuti me masë sipas standardit të industrial.
  • Diapazon i gjerë Amper-orë: 55Ah deri 1000Ah (C10/1.80Vpc/20°C).
  • Jetëgjatësi e lartë funksionimi.
  • Intervale mbushje: rreth 3 vjet në funksion autonom në 20°C.
  • Përputhshmëri me standardin DIN 40737-3 (e përmasave)
Shkarkimet

Bateritë Industriale PowerSafe OGi® nga EnerSys janë bateri klasike tubolare plumb-acid, ideale për aplikime me kritere të larta sigurie dhe me norma të larta shkarkimi të tilla si sistemet UPS. Teknologjia PowerSafe e OGi është përshtatur në mënyrë të përkryer për orë më të gjata shkarkimi në telekom, në industritë e shërbimeve dhe të energjive të rinovueshme.

Modeli i veçantë i pllakave në formë shkopi të PowerSafe OGi, i njohur mbi 35 vjet për EnerSys, ofron një dendësi të lartë energjie që çojnë në kursime të mëdha të hapësirës së nevojshme, në jetëgjatësi të madhe në shërbim dhe aftësi të mira ciklike në kuti me madhësi standarde të industrisë. Për më tepër, aliazhi i plumbit me përqindje të ulët antimoni (Sb) redukton intervalet e mbushjes me ujë dhe, rrjedhimisht, kostot e mirëmbajtjes. Konstruksioni tubolar dhe aliazhi i skarës reduktojnë intervalet e mirëmbajtjes dhe kostot, ndërkohë që kutitë transparente e bëjnë më të lehtë inspektimin pamor. Konstruksioni me integritet të lartë i kontaktit maksimalizon sigurinë funksionale dhe e bën më të shpejtë dhe të lehtë leximin e matjeve të tensionit dhe rezistencës.

 

Na gjeni në Google Map