Bateritë DataSafe HX

Specifikimet
  • Të zhvilluara posaçërisht për aplikime
  • UPS Module monobllok 6 dhe 12 volt
  • Kapacitet 23 deri në 780 W /pilë (normë 15 min. për 1 .67Vpc në 25°C)
  • Dendësi e lartë energjie
  • Hapësirë e nevojshme dhe efiçencë volumetrike optimale 
  • Jetëgjatësi përdorimi e madhe
  • Teknologji VRLA AGM e provuar
Shkarkimet

Gama DataSafe® HX e baterive plumb-acid me valvul rregullatore është projektuar për të ofruar zgjidhje superiore për furnizimin e pandërprerë me energji (UPS) dhe tregjet e Teknologjisë së Informacionit. Bateritë DataSafe HX janë burimi ideal i energjisë për të mbrojtur sistemet jetike dhe mishërojnë veti të përzgjedhura të projektimit që rrisin në maksimum besueshmërinë, duke siguruar, njëkohësisht, performancë superiore dhe jetëgjatësi të shkëlqyer shërbimi.

Bateritë DataSafe HX janë projektuar duke përdorur teknologjinë e provuar të rikombinimit të gazit, e cila e bën të panevojshëm shtimin e vazhdueshëm të ujit, duke kontrolluar krijimin e hidrogjenit dhe oksigjenit gjatë karikimit. Përdorimi i teknologjisë së rikombinimit të gazit për bateritë plumb-acid ka ndryshuar plotësisht konceptin e energjisë autonome. Kjo teknologji i siguron përdoruesit lirinë për të përdorur bateritë plumb-acid në një gamë të gjerë përdorimesh.

Të bazuar në elektrokiminë e avancuar dhe mbështetur nga një përvojë më shumë se 100 vjeçare në teknologjinë dhe prodhimin e baterive, modulet monobllok DataSafe HX janë zhvilluar veçanërisht për aplikime me normë të madhe shkarkimi.

Na gjeni në Google Map