Bateritë CYCLON

Specifikimet
  • Gamë e gjerë e temperaturës së funksionimit (-65ºC deri +80ºC).
  • Valvul sigurie që mbyllet automatikisht.
  • Kuti prej çelikuKonstruksion i fortë.
  • Normë tepër të ulët vetëshkarkimi që siguron deri në 2 vjet jetëgjatësi ruajtjeje.
  • Dizajni me plumb të pastër ofron efiçencën më të lartë të ri-karikimit.
  • Cikli shumë i gjatë i jetëgjatësisë siguron deri në 300 cikle (100% Thellësi Shkarkimi).
  • Përqindja më e madhe e dendësisë së fuqisë, për njësi peshe.
  • Deri në 10 vjet jetëgjatësi në 25ºC.
  • Teknologji e provuar e fushës dhe komponentë të njohur nga UL.
  • Norma C5, deri në 80% e sasisë së llogaritur të energjisë.
Shkarkimet

Pastërtia e materialeve të përdorura për baterinë CYCLON® është çelësi për avantazhet e performancës së saj. Jetëgjatësi më e madhe, që nënkupton më pak ndërrime dhe kosto të lidhura me to, e kombinuar me besueshmëri më të lartë dhe avari më të pakta të sistemit, rezultojnë në kosto afatgjata më të ulëta për përdoruesin e fundit ose pronarin e pajisjes.

Bateritë CYCLON kanë një valvul sigurie 50 PSU që rimbyllet hermetikisht dhe lejon çlirimin e gazit, pastaj rimbyllet automatikisht, në mënyrë të tillë që të mos ketë rrezik të akumulimit të gazit brenda baterisë, ose avari “tharje” nga ri-karikime të vazhdueshme.

E ndërtuar me plumb të pastër 99,99%, pllakat e baterisë CYCLON janë tepër të holla, kështu që ofrojnë më shumë sipërfaqe sesa bateritë konvencionale dhe më shumë më tepër fuqi. Acidi me pastërti të lartë përthithet direkt nga veçuesit e pllakës AGM (Veshje me Qelq Përthithës), kështu që bateria CYCLON funksionon pa rrjedhje në çdo pozicion.

Përveç kësaj, veshja e jashtme metalike e baterisë CYCLON ofron mbrojtje nga tronditja, dridhja, temperatura dhe ndezshmëria ekstreme.

Na gjeni në Google Map